Sarajeva nderon artistikisht David Bowie (Video) NULL NULL 01.06.2016 17:00 01.06.2016 17:00 Një mural i madh për nder të yllit të ndjerë të muzikës rok, David Bowie, tani po e zbukuron një ndërtesë në kryeqytetin boshnjak – Sarajevë, transmeton Klan Kosova. Këtë punë e krijuan dy artistë vendas, të shtyrë nga vdekja e Bowie në janar, i cili ndërroi jetë në moshën 69 vjeçare. Ky mural është 13 i gjatë dhe 10.5 metra i gjerë. Organizatori i gjithë këtij projekti është muzikanti lokal, Vedad Trbonja, i cili këngëtarin britanik e quajti “babain e tij shpirtëror”. Bëhet e ditur se në vitin 1994 Bowie e bleu një pikturë anti-luftë nga artisti Peter Howson, ku shfaqej një grua myslimane boshnjake duke u përdhunuar. Ky mural ndodhet në ndërtesën e rrënuar në afërsi të rrugës së njohur si rrugica e snajperistëve gjatë luftës së viteve 1993-1995. Sarajeva duroi një rrethim të përgjakshëm nga Forcat Serbe të Bosnjës, ku civilët u bënë objektiva të snajperistëve. Murali nderon kontributin e këngëve hit të Bowie – Heroes and Fashion, dhe mban sloganin: “Moda ndryshon, por ju do të mbeteni gjithmonë heronjtë e mi”. Puna është kryer nga Enis Cisic – ilustrator i vizatimeve komike Marvel, dhe Zoran Herceg. Një turmë prej disa qindra njerëzish morën pjesë të shtunën në përurim, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.