Sanksionet për ballkanasit, “DASH nuk i paralajmëron veprimet e mundshme”

Sanksionet për ballkanasit, “DASH nuk i paralajmëron veprimet e mundshme”

NULL NULL
2 months më parë

Departamenti Amerikan i Shtetit, as nuk ka mohuar e as pohuar paralajmërimet se nga janari do të vendosen sanksione ndaj disa individëve në Ballkan. Kjo me arsyetimin se nuk jepen detaje paraprake për veprimet e mundshme.

“Siç është praktikë për çdo pyetje që lidhet me sanksionet, ne e kemi e kemi një qasje të vazhdueshme se nuk i paralajmërojmë veprimet e mundshme”, janë përgjigjur zyrtarë nga DASH, për Klankosova.tv.

Sipas një shkrimi në llogarinë në Twitter të Institutit për Siguri Ndërkombëtare në Beograd të shkruar nga drejtori, Orhan Dragash bëhet fjalë për inidividë e jo për shtete.

“Në bazë të ligjit Magnitsky, sanksionet do të shqiptohen ndaj një pjese të skenës politike dhe asaj të biznesit në Serbi, Republikën Serbe, Malin e Zi dhe në Kosovë”, shkruan Dragash.

Dragash që drejton këtë institut të sigurisë në Beograd i ka thënë gazetës serbe Danas të premten se këto sanksione kanë rezultuar të suksesshme në Bullgari.