Sandulloviq: Represionet e Vuçiqit në Serbi në stilin e Millosheviqit në Kosovë (VIDEO) NULL NULL 04.07.2025 13:55 04.07.2025 13:55 Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, ka krahasuar veprimet represive të presidentit Alleksandar Vuçiq ndaj qytetarëve në Serbi me ato të Sllobodan Millosheviqit në Kosovë gjatë viteve të ’90-ta. Në një lidhje direkte në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, Sandulloviq tha se protestat antiqeveritare në Serbi kanë marrë përmasa të mëdha, e se pritet përshkallëzim i tyre. “Sipas informacioneve që i marrim nga terreni, sepse republikanët janë prezent gjithandej Serbisë, ndonëse nuk marrim pjesë në organizimin e protestës, por jemi aty për t’i vëzhguar, dhe komunikimet tona me bashkësinë ndërkombëtare dhe me miqtë tanë, me inteligjencën amerikane, pra ato informacione që kemi, represionet janë në stilin e Sllobodan Millosheviqit që kanë ndodhur në Kosovë në kohën e vet. ‘Dhe kemi raste kur disa studentë të caktuar kanë pësuar lëndime të rënda trupore”, tha Sandulloviq, transmeton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kundërshtimi i komisionit, LDK ankohet në Kushtetuese, proteston në foltore (VIDEO) 3 orë më parë
Kosova Rritet numri i zjarreve – Kosova përballet me sfidën me vetëm 800 zjarrfikës! (VIDEO) 3 orë më parë