14:08, 5 Dhjetor 2019

Kohëve të fundit është raportuar se mesfushori Jadon Sancho do t’i bashkohet ndonjërës prej skuadrave angleze, Chelsea apo Liverpool.

Thuhej se futbollisti anglez është i pakënaqur në klubin gjerman dhe për këtë arsye ai do të kthehet në Angli gjatë muajit janar, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.

Mirëpo sipas Sport Bild, futbollisti 19 vjeçar nuk e ka ndërmend të largohet nga Borussia Dortmund.

Ai do ta vazhdojë karrierën e tij se paku deri në fund të kontratës që e ka nënshkruar në vitin 2017.

klankosova.tv

Konkurs Pune

Lexo më shumë