22:30, 22 Gusht 2019

Skuadra Lille është e bindur se do të nënshkruajë kontratë me mesfushorin francez, Renato Sanches.

Futbollisti 22 vjeçar ka vendosur që të largohet nga Allianz Arena sepse është i vetëdijshëm se nuk do të luajë një rol të madh edhe nëse qëndron në skuadrën gjermane, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.

Ndërsa Lille është në bisedime me gjigantët gjermanë dhe beson se do ta përvetësojë futbollistin Sanches, nëse këta të fundit nuk vendosin një çmim shumë të lartë për të.

klankosova.tv

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë