Samsung më 5 prill lanson Galaxy S10 5G (FOTO+VIDEO) NULL NULL 22.03.2019 15:36 22.03.2019 15:36 Samsung ka konfirmuar datën e lançimit të Galaxy S10 5G. Fillimisht duhej ta lansonte pajisjen deri në fund të këtij muaji. Lançimi u vonua për shkak të diskutimeve të vazhdueshme midis partnerëve transportues dhe qeverisë së Koresë së Jugut. Kompania konfirmoi sot se do të nxjerrë në treg pajisjen e parë me kapacitet 5G më 5 prill në Korenë e Jugut. Nuk do të ketë ndonjë program para-porositjesh për pajisjen, raporton Yonhap News. Galaxy S10 5G pritet gjithashtu të shfaqet në Shtetet e Bashkuara në prill. Pas lançimit të telefonëve të parë të palosshëm në botë, Galaxy Fold, Samsung tani po shqyrton titullin e vendosjes së telefonit të parë 5G në treg. Megjithëse Samsung nuk ka zbuluar ende çmimet e Galaxy S10 5G, vështruesit e industrisë presin që pajisja të kushtojë rreth 1.5 milion won në Korenë e Jugut apo 1 mijë e 332 dollarë, shkruan mapo.al përcjellë Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.