Sampdoria bie në Serie B NULL NULL 08.05.2023 21:50 08.05.2023 21:50 Sampdoria në edicionin tjetër nuk do të garojë në ligën elitare italiane. Kjo pasi nuk i ka siguruar pikët e nevojshme për të qëndruar në Serie A. Ekipi në fjalë është në vendin e fundit të renditjes tabelare me vetëm 17 pikë. Sot u mposht nga Udinese me rezultat 2:0. Ky vit ishte goxha i mundimshëm për skuadrën gjenoveze. Fillimi i edicionit ishte katastrofal, duke bërë që edhe të ndërroi trajnerët. Së fundmi, skuadra udhëhiqet nga ish-lojtari i Interit, Dejan Stankoviq, por as ai si duket nuk bëri punë. Sampdoria nuk do të jetë pjesë e Serie A, pas 12 vjetësh, transmeton Klankosova.tv/ Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.