Lajmet e fundit

Pjesë e Samitit të Bashkimit Europian në Sofje është edhe Presidenti Hashim Thaçi i cili përfaqëson Kosovën në këtë ngjarje.
Këtë e konfirmoi sot edhe Zyra e Presidencës së Kosovës në njoftim të cilin thuhet se presidenti udhëton sot për në Sofje ku do jetë pjesë e gjithë agjendës së paraparë të këtij samiti, transmeton Klan Kosova.
Ndërsa rreth temës kryesore ku pritet të debatohet në këtë Samit në Sofje të Bullgarisë, Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë ka ndarë në llogarinë e saj në facebook një promo në të cilën rekomandohet modeli i Bashkimit Europian për një të ardhme të sigurt dhe euroatlantike për Kosovën.