Samiti BE-Ballkani Perëndimor mbledh liderët në Shkup, përballen Kurti e Vuçiqi NULL NULL 01.07.2025 09:13 01.07.2025 09:13 Në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, komisionerja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, do të vazhdojë zhvillimin e bisedimeve me udhëheqësit e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor për përshpejtimin e zbatimit të Planit evropian të Rritjes për këtë rajon. Në mesin e folësve kryesorë të samitit që po mbahet në Shkup janë kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Komisioni Evropian njofton se plani i Rritjes i BE-së për Ballkanin Perëndimor synon të nxisë ekonominë e rajonit dhe të ndihmojë vendet e tij të bashkohen me BE-në, transmeton Klankosova.tv Ai siguron 6 miliardë euro fonde për reforma dhe investime në fusha si energjia, transporti dhe transformimi digjital, me qëllim rritjen e prosperitetit dhe stabilitetit në rajon. Një konferencë për shtyp me komisioneren Kos dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski do të mbahet gjatë ditës. 1 korrik 2025 – Rendi i ditës Ora: 09:30 – 14:00, Vendndodhja: Hoteli Hilton Double Tree, Shkup Pjesëmarrësit: Udhëheqës të Ballkanit Perëndimor, Ministra për Çështjet Evropiane, Komisioni Evropian, Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm, organizata rajonale dhe banka zbatuese (BEI, BERZH, BB, etj.) 09:30 – 10:00 Mirëseardhje dhe deklaratë për shtyp 10:00 – 10:20 Fjalë hyrëse: Kryeministri Hristijan Mickoski Komisionerja për Zgjerim Marta Kos 10:20 – 12:00 | Paneli I: “Plani i Rritjes – Vlerësimi, puna e ardhshme dhe komunikimi” Moderator: Kryeministri Mickoski Subjekti: Rishikimi i Planit të Rritjes në të gjitha shtyllat Diskutim mbi iniciativat e reja në kuadër të Shtyllës 1 (turizmi, mbrojtja e konsumatorit, autostrada e tregut të vetëm) Folësit: Liderët e Ballkanit Perëndimor (Rama, Kurti, Vuçiq, Spajiq, Kristo – sipas rendit alfabetik) Komisionerja Kos 12:00 – 12:15 Foto familjare – Udhëheqëset dhe Komisionerja Marta Kos 12:15 – 12:45 Konferencë për shtyp – Kryeministri Mickoski dhe Komisionerja Kos (12:15 – 14:00 e rezervuar për takime dypalëshe) 12:45 – 14:00 | Paneli II: “Zgjerimi i Shtyllave të Planit të Rritjes” Moderator: Ministri për Çështjet Evropiane Orhan Murtezani Subjekti: Zbatimi i axhendave të reformave Tregu i përbashkët rajonal Folësit: Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerim, Gert Jan Koopman Përfaqësuesit e Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm Ministrat për Çështjet Evropiane të Ballkanit Perëndimor Udhëheqësit e CEFTA-s, Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, BERZH-it, Bankës Botërore, etj. 14:00 – Foto familjare për Ministrat dhe partnerët zbatues 14:10 – Dreka dhe nisja /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme A janë tensionet e brendshme në Serbi arsye e mungesës së Vuçiqit në Shkup? (VIDEO) 7 minuta më parë
Lajme U tërhoq në momentin e fundit, s'dihet arsyeja se pse Vuçiq nuk mori pjesë në Samitin e Shkupit (VIDEO) 22 minuta më parë