Sami Kurteshi: Sylë Hoxha u dekorua me pozitë pasi mbylli hetimet për rastin e Astrit Deharit NULL NULL 24.10.2019 15:09 24.10.2019 15:09 Sami Kurteshi nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se mbyllja e hetimeve për vdekjen e aktivistit Astrit Dehari nga ana e ish-prokurorit Sylë Hoxha nuk ka qenë e rastësishme. Sipas tij, Hoxha u dekorua me pozitën e prokurorit special për shkak të rastit Dehari, njofton Klan Kosova. “Kjo konferencë është organizuar shpejt për shkak të rastit të sotëm – marrjes së raportit për rastin e Astrit Deharit nga Instituti i Mjekësisë Ligjore të Zvicrës”. “Me 5 nëntor të vitit 2016, në Qendrën e Paraburgimit në Prizren vdes Astrit Dehari. Tash në raportin e ri konstatohet se kjo nuk ka qenë vetëvrasje, por vrasje nga personat e tretë”. “Krejt kjo shpejtësi e deklarimeve ka pasur një rol negativ. Disa nga mediat i kanë kontribuar kësaj punë, sidomos me nxjerrjen e incizimeve të paautorizuara”. “Këtu ne i kemi nxjerrë një varg deklaratash. Deklarata e ish-kryeprokurorit Sylë Hoxha, kyçja e jashtëligjshme e tij në këtë rast dhe shpallja e hetimeve të mbyllura, nuk ishte krejt e rastësishme dhe ishte me motive politike. Për këtë arsye ai u dekorua me pozitën e prokurorit special”. Kurteshi gjithashtu ka akuzuar ish-ministren e Drejtësisë, Dhurata Hoxhën, duke thënë se ajo ka bërë përpjekje maksimale për ta mbuluar këtë rast. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Crosetto pas takimit me Maqedoncin: Do të bashkëpunojmë me FSK-në për të mbështetur sigurinë në rajon 9 minuta më parë
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 48 minuta më parë
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 2 orë më parë