Salla e operës në Barcelonë rihapet me koncert para bimëve NULL NULL 19.06.2020 08:00 19.06.2020 08:00 Shtëpia e operës e Barcelonës është rihapur pas lehtësimit të masave në Spanjë, mirëpo ata do të performojnë për bimët – dhe jo për një audiencë njerëzish. Koncerti i parë operistik post-karantinë do të mbahet javën e ardhshme, dhe pasi që e dimë se mbledhitë ndalohen, atëherë performuesit do ta performojnë “Crisantemi-n” e Giacomo Puccini-t. Të hënën, në vend të njerëzve më saktësisht do të jenë dy mijë e 292 bimë. Drejtori artistik i Liceu-t, Victor Garcia de Gomar, thotë se ky koncert, i quajtur “Koncerti për Biocene” ka për qëllim që të na ndihmojë të fiqirojmë për situatën aktuale të gjendjes njerëzore dhe se si, në karantinë, jemi bërë “audiencë e privuar së qeni audiencë”. Sidoqoftë, ata që do të dëshirojnë ta përcjellin këtë performancë, e që nuk lejohen të jenë prezentë në sallë, atëherë mund ta shikojnë përmes transmetimit LIVE në internet. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kino dhe Teatër Vdes Louis Gossett Jr, i pari me ngjyrë që fitoi një “Oscar” për aktorin dytësor 1 orë më parë