Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Salihaj: 160 çerdhe të premtuara, vetëm 10% i realizoi, aq e meriton edhe votën (VIDEO) 

NULL NULL
07.02.2025 10:02

Gjatë katër viteve të qeverisjes, Ministria e Arsimit, e udhëhequr nga Arbërie Nagavci, ka realizuar një përqindje minimale të premtimeve për ndërtimin e çerdheve, ndonëse ky ishte një nga zotimet kryesore të qeverisë Kurti 2.

Ish-drejtori i Arsimit në Komunën e Prishtinës, Jonuz Salihaj, e ka cilësuar si zhgënjyese performancën e ministrisë, duke thënë se qeveria ka bërë vetëm veprime populiste dhe të parealizueshme, njofton Klankosova.tv.

“Unë s’kam pritur që do të bëhet shumë, por jam zhgënjyer që është bërë kaq pak. Në programin zgjedhor dhe qeveritar janë premtuar 160 çerdhe, që do të thotë se do të duhej të ndërtoheshin nga 40 çdo vit”.

Por janë përuruar vetëm 6 çerdhe të reja, ndërsa numri total i përurimeve arrin në 16, sepse disa kanë qenë vetëm gurthemele, pëurime për veprime populiste dhe të parealizueshme”.

Në përqindje, është realizuar vetëm 10% e premtimit, dhe aq duhet të jetë edhe besimi ndaj Ministres së Arsimit”,  ka deklaruar Salihaj, në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova.

Ndiqni deklaraten e plotë, në videon e mëposhtme:

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.