Sali Berisha në protestë: Populli është monarku dhe sovrani i këtij vendi NULL NULL 16.02.2019 11:46 16.02.2019 11:46 Lideri historik dhe shpirtëror i Partisë Demokratike, Sali Berisha, bëri një deklaratë për mediat, teksa ndodhej në shesh mes protestuesve dhe krah Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit. Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama se po përdhos “Sheshin e Flamurit” në Vlorë, ku po bën antimiting, në të njëjtën orë që po bëhet protesta e opozitës së bashkuar. “Edi Rama po u përdhos vlonjatëve “Sheshin e Flamurit” sot. Po bën antimiting si Ramiz Alia në vitin 1991″, deklaroi Berisha. Ish kryeministri u pyet edhe në lidhje me mbarëvejtjen e protestës së sotme, teksa edhe njëherë konfirmoi se vendimi për çdo hap i takon popullit. “Populli është monarku dhe sovrani i këtij vendi. I takon popullit të vendosë se si do ta udhëheqë këtë protestë”, tha Berisha. /Top Channel/ *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.