Sali Berisha feston 77 vjetorin e lindjes: Besoj në një mision të ri për fatin e PD-së! NULL NULL 15.10.2021 12:23 15.10.2021 12:23 Ish-kryetari i PD-së, Sali Berisha feston sot 77vjetorin e lindjes. Me rastin e kësaj date të veçantë për të, përmes një postimi në Facebook, Berisha thotë se është i lumtur dhe i motivuar. “Sot 77 vjeç! Miq, sot jam 77 here i lumtur sepse kjo ditelindje me gjen: – Me te motivuar se kurre ne mbrojtjen e te vertetave qe une besoj dhe, – Ne nje mision te ri, jetik dhe vendimtar per fatin e Partise Demokratike dhe demokracise ne Shqiperi! Mirenjohje te pakufishme te Gjithfuqishmit, familjes time, miqve dhe mbeshtetesve te mi ne Shqiperi dhe kudo qe jane, te cilet me besimin dhe mbeshtetjen e tyre bejne te mundur te permbushim se bashku kete mision! Lavdi Zotit”, ka shkruar Berisha. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Hamza: Qeveria Kurti ende s’e preu asnjë shirit të investimeve kapitale (VIDEO) 4 minuta më parë