Salah bëhet golashënuesi më i mirë i Liverpoolit në Premier League NULL NULL 05.03.2023 19:53 05.03.2023 19:53 Mohamed Salah është bërë golashënuesi më i mirë i Liverpoolit në histori të klubit në Premier League, me 129 gola. Salah e kaloi Robbie Fowlerin, që ishte më parë në vend të parë me 128 gola. Egjiptiani u transferua në “Anfield” në vitin 2017, dhe që nga atëherë ka arritur tre herë të jetë edhe golashënuesi më i mirë në Premier League. Ai këtë sukses historik e arriti në lojën e sotme ndaj Manchester United, ku shënoi dy nga shtatë gola. /Klankosova.tv.