Salah afër transferimit në PSG NULL NULL 15.03.2023 08:50 15.03.2023 08:50 Mohamed Salah thuhet të jetë afër transferimit në Paris Saint-Germain, pasi ylli egjiptian, siç raportohet, e ka vendosur që në verë të largohet nga Liverpooli. Siç raporton The Mirror, pala kryesore e interesuar në transferimin e Mohamed Salah është Paris Saint-Germain. Me ardhjen e mundshme të Zidane dhe disa shitje, mes tyre edhe largimin e mundshëm të Neymar, skuadra franceze dëshiron të punojë për ndërtimin e një skuadre që do t’i bëj serioz, në garën për trofeun e çmueshëm të Champions League, objektivi i madh i PSG-së prej disa vitesh. Me largimin e futbollistit egjiptian, Liverpooli do t’i jepte fund treshes së suksesshme (Mané, Salah dhe Firmino) që i kanë sjellë kaq shumë lavdi skuadrës angleze.