Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sakkari ankohet se në raundin e parë të US Open nuhaste erë kanabisi

NULL NULL
29.08.2023 10:16

Numri tetë i botës, Maria Sakkari, gjatë përballjes së saj me Rebeka Masarova në US Open, po pretendon se ka ndjerë erë ‘’bari” në fushë.

‘’O zot… Më duket nga parku”, ka thënë Sakkari, kur reagoi mbi atë çfarë kishte nuhatur, përcjell klankosova.tv.

Kanabisi është një drogë e klasit B në Mbretërinë e Bashkuar dhe është e paligjshme për t’u zotëruar, shpërndarë, shitur ose kultivuar, por është i ligjshëm në shtetin e Nju Jorkut për të rriturit 21 vjeç e lart.

Sakkari, 28 vjeçare, u mund 6-4 6-4 nga numri 71 spanjoll i botës në raundin e parë të Grand Slam-it final të vitit, transmeton klankosova.tv.

Humbja e Sakkarit ishte dalja e saj e tretë radhazi në raundin e parë në një Grand Slam, pasi ajo gjithashtu ra në pengesën e parë në French Open dhe Ëimbledon këtë vit.

Pavarësisht se i bëri ankesës së saj arbitrit gjatë humbjes, Sakkari këmbënguli se ajo nuk po e përdorte erën si justifikim.

Sakkari tha në konferencën e saj për shtyp pas ndeshjes se ‘’ishim duke u stërvitur këtu dje dhe ishte njësoj. Nuk ishte aroma që ndikoi në shënim’’.

“Ishte thjesht një koment sepse kishte shumë erë, por nuk ka të bëjë me ndeshjen”.

lajme të ngjashme