Lajmet e fundit

“Deri tani ndihem shumë krenare. Jam me fat që e kam mbështetjen e familjes, por kjo është një rrugë që kam zgjedhur ta ndërtoj e pavarur. Jam shumë e emocionuar”, tha ajo.
Artistja foli edhe për presionin ndaj vajzave për ndryshime fizike, duke theksuar se standardet e bukurisë nuk duhet të ndikojnë në vendime të nxituara.
“Edhe mua më josh ideja për të ndryshuar diçka te vetja. E kuptoj presionin për t’u dukur perfekte. Unë jam rritur duke parë fytyra natyrale, por vajzat sot duhet të mendojnë më thellë, sepse nuk është vetëm për veten”, u shpreh Sahati. /Klankosova.tv