Sagnol: Bayern ka nevojë për Griezman - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sagnol: Bayern ka nevojë për Griezman

NULL NULL
28/05/2015
Willy Sangol mendon se Bayern ka nevojë për një mesfushor si Griezman.

Bayern Munchen po mendon për transferime në merkaton e verës.

Njëri nga ata që synohet nga kampionët e rinj të Gjermanisë është edhe Antoine Griezmann i Atletico Madridit.

Ish-lojtari francez që ka luajtur për Bayern Munchen, Willy Sagnol ka thënë se francezi Griezmann është një lojtar që i duhet Guardiolës. “Griezmann është një që i duhet trajnerit Pep Guardiola. Është si Ribery në fillimet e karrierës së tij, por shumë më i disiplinuar”, tha Sagnol.

Interesim për yllin e Atletico Madridit, Antoine Griezmann kanë shfaqur edhe disa skuadra nga Premier League, por i vështirë do të jetë largimi i tij nga Atletico.