”Saga” Romagnoli afër fundit NULL NULL 09.08.2015 11:58 09.08.2015 11:58 Skuadra më e trofeshme në botë AC Milan, është shumë afër mbrojtësit të Romës, Alessio Romagnoli. Saga Romagnoli ka filluar që nga arritja e Mihajlovicit në postin e trajnerit te Milani i cili e dëshiron talentin e ri me çdo kusht. Romagnoli është shndërruar në tragetin kryesor të rossonerëve për këtë afat kalimtar veror, mbrojtësi roman i cili po krahasohet me legjendën italiane Alessandro Nestra. Ekipi i djallit ka bërë ofertë prej 25 milionë eurove, shumë kjo që është refuzuar nga Roma dhe njëkohësisht Milani ka refuzuar të jap më shumë. Por, më në fund duket së këtij operacioni po i vije fundi, pasi presidenti i klubit milanez Silvio Berlusconi i ka dhënë dritën jeshile administratorit të klubit Adriano Gallianit që ta rris ofertën dhe ta transferojë mbrojtësin,shkruan Gazzeta Dello Sport, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Sonte në Rubikon, Vlora Çitaku - flet për bllokadën politike, aktgjykimin e Kushtetueses dhe zgjidhjet e PDK-së 01/07/2025