Sadiku: Vitin e ardhshëm Manchester United do të jetë pretendent për titull NULL NULL 05.03.2023 23:58 05.03.2023 23:58 Manchester United të dielën ka pësuar debakël nga Liverpooli. United u mposhtën në “Anfiel Road” me rezultat 7:0. Por, edhe përkundër kësaj humbjeje tifozi i “Djajve të kuq” njëherit gazetari i Klan Kosovës, Kron Sadiku, po beson se në vitin e ardhshëm ekipi i tij i preferuar do të jetë favorit për titull në Premier League. “Besoj që vitin e ardhshëm Manchester United do të jetë më i fortë se Liverpooli”, tha Sadiku në emisionin Sports Show në Klan Kosova. Ai tha se trajneri Erik ten Hag, po arrin ngadalë ta ndërtojë filozofinë e tij të lojës/Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.