Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sadiku: Prishtinës po i mungon një vizion konkret (VIDEO)

NULL NULL
28.02.2024 22:16

Analisti Ermal Sadiku ka thënë se Prishtinës si kryeqytet po i mungon një vizion konkret për çështje të thjeshta e madhore.

Ai tha se do të donte që ta shihte duke vendosur udhëheqësinë e Prishtinës se a po e duan një Prishtinë të përjetimeve ku ka jetë të natës, muzikë e gjallëri, apo duan ta shohin një Prishtinë si kryeqytet ku jetohet dhe ku s’ka zhurmë e jeta bëhet jashtë.

“Mendoj që Prishtina duhet ta ketë një vizion pak më të bukur e më të qartë se si me ecë përpara, i cili mund të mos bëhet për 4 vjet, por vizioni duhet me qenë”.

“Teknikisht, nuk mundësh një Prishtinë kaq të vogël, të rrethuar prej rrafshnaltave, me e bë gjithçka. Nuk e lejon infrastruktura, asnjë reliev i cili e rrethon. Unë vetëm këtë gjë do të doja prej Prishtinës se a po i japim vizion këtij qyteti, a është qytet studentor, a është qytet ekonomik”, tha ai në Rubikon në Klan Kosova.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.