Lajmet e fundit
Gazetari Naim Sadiku e ka kritikuar përmendjen e shumës prej mbi 40 milionë eurosh të ndara nga shteti për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
Në emisionin “Ora 7”, Sadiku tha se mbrojtja e tyre është e paraparë me ligj dhe se këta persona, nuk mund të trajtohen si persona të rëndomtë, pasi kanë përfaqësuar luftën e UÇK-së.
“Me u çu në një rrethanë të tillë me rikthy se shteti po ndan para, i ka nda 40 milionë euro për mbrojtjen, sepse ai dihet, sepse ka qenë paraprakisht me ligj, sepse ata nuk janë persona të rëndomtë, ata dihet se kanë përfaqësu një luftë, është parapa në ligj mbrojtja e atyre njerëzve. Me shku me rikthy sot se shteti ka nda 40 milionë euro për mbrojtjen, po kurgjo s’janë për me mbrojt çmimin e lirisë. Liria nuk ka pas çmim, veç me sakrificë, me vdekje e me masakra që i ka kry Serbia. Liria ka çmim edhe lobues. Edhe m'u çu sot me qenë politikan edhe me përmend 40 milionë, kjo është marre, turp për këtë shoqëri”, tha ai në Klan Kosova.