Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sadiku: Nuk guxon t’ia lësh fatin e krejt popullit tënd vetëm aleancave (VIDEO)

NULL NULL
15.04.2024 22:50

Opinionisti Ermal Sadiku ka vlerësuar se duhet bërë maksimumin për të ruajtur raportet me aleatët, megjithatë, ai shton se mbrojtjen duhet ta mësojë vet populli i Kosovës.

Sipas tij, bazuar në shumë histori të kaluara, shteti s’duhet t’ua lë fatin e popullit vetëm aleancave, transmeton klankosova.tv.

”Jam okej me i rregullu marrëdhëniet me Serbi, por Serbia duhet me ndrru. Se ata po vijnë këtu me pre, na nuk po shkojna atje me pre njerëz. Nëse ata nuk ndërrojnë na veç duhet me u mbrojtë”.

”Na nuk guxojna me e lë në punën e tjetër kujt. Nuk po thom që me i prish raportet me fuqitë e mëdha, por nuk guxojna ma, së paku nuk ish dashtë si popull, me leju me dalë me pankarta ‘’NATO help’’.

”Ish dashtë ma në fund na me u mbush mend me fillu me kriju një popull, i cili din me mbrojtë veten, që din me luftu për veten e don me e mbrojt veten”.

”Është viti 2024 na hala kemi asi, ”A e kemi Amerikën”,”Bonsteeli”.

”Nuk guxon t’ia lësh fatin e krejt popullit tënd, vetëm aleancave. Ti aleancat i kultivon, por ti duhesh me ditë me mbrojtë popullin tënd”.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.