Lajmet e fundit

Boksierja kosovare Donjeta Sadiku do të ngjitet nesër në ring në kuadër të Kampionatit Evropian të Boksit “Sofia 2026”, që po mbahet në Bullgari.
Sadiku, kampione mesdhetare e Kosovës, do të garojë në kategorinë deri në 60 kilogramë, ku do të përballet me rusen Alina Pushkar, transmeton Klankosova.tv
Meçi është planifikuar të zhvillohet më 21 shtator, nga ora 13:30, në “Ringun A”.
Federata e Boksit e Kosovës i ka shprehur mbështetje Sadikut, duke i uruar sukses në këtë garë të rëndësishme evropiane.