Sadiku: Milan ka dalë me pasoja më të vogla nga ato çka mund të kishte në fund

Sadiku: Milan ka dalë me pasoja më të vogla nga ato çka mund të kishte në fund

NULL NULL
1 month më parë

Komentatori në Artmotion Arlind Sadiku ka thënë se Milan ka dalë me pasoja më të vogla në krahasim me ato çka ka mundur të ketë në fund.

Sadiku, në emisionin “Champions League Show” në Klan Kosova, tha se tifozët e Milanit mund të jenë të lumtur me humbjen nga Liverpooli.

“E thashë edhe në pushimin mes pjesëve që Milan duhet të ketë kujdes sepse u vërejt qartë që Liverpooli ishte skuadër më e mirë gjatë pjesës së parë, kështu që e vazhdoi me tempon e njëjtë që e la”.

“Po besoj që u pa në fillim të pjesës së dytë se Milani, pavarësisht avantazhit, kërkoi që të sulmonte dhe të shënonte. Golin e tretë Liverpooli e realizoi shpejtë me Sallah. Milan shënoi për 1:3 por nuk pati fat, pasi u anulua për Offside”.

“Në përgjithësi nëse shikohet ndeshja Milan ka dalë me pasoja shumë më të vogla në krahasim me ato çka ka mundur të ketë ne fund. Është e çuditshme të thuhet, por tifozët e Milanit mund të jenë të lumtur me këtë humbje sonte”.

Liverpool arriti ta mposht Milanin me rezultat 3:2 në kuadër të Champions League.