Sadiku: Ikja e terroristëve serbë, fundi i bandave në veri (VIDEO) NULL NULL 26.09.2023 23:57 26.09.2023 23:57 Zëvedëskryesues i Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut Skender Sadiku, i ka komentuar zhvillimet e fundit në fshatin Banjskë të Zveçanit, pas vrasjes së rreshterit policor Afrim Bunjaku, nga një sulm i organizuar nga një trup terrorist serb, në orët e para të ditës së diele. Sadiku tha në Edicionin Special në Klan Kosova se ikja e terroristëve do të jetë fundi i bandave në veri. “Shpresoj që ky do të jetë akti i fundit i terroristëve. Shpresoj që të jetë presioni duhur ndërkombëtar që ata të dalin para drejtësisë. Shpresoj që kjo do të jetë shenjë e normalizimit i cili jetësisht i duhet republikës së re, kësaj popullate e cila ka përjetuar çdo herë”, tha Sadiku. Në aksionin policor kundër grupit terrorist u vranë tre persona të këtij grupi e u arrestuan edhe disa të tjerë. Organet e rendit i kanë konfiskuar edhe një numër të madh të armatimit dhe mjeteve të rënda. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Inspektorati i kryeqytetit me aksione për taksitë e paautorizuar dhe autobusët që nuk respektojnë itinerarin e tyre (FOTO) 17 orë më parë