12:33, 11 Mars 2019

Autori Sabri Kiçmari ka promovuar sot librin e tij më të ri “Fitorja Diplomatike” në Fakultetin Filozofik.

Ky libër është një përmbledhje kujtimesh nga përfaqësimi diplomatik i UÇK-së të shkruara nga Kiçmari në periudhën e viteve 97-99, njofton Klan Kosova.

Në të janë të përfshira shumë ngjarje të asaj periudhe e në veçanti përfaqësimi i Kosovës në rrafshin ndërkombëtar me daljen në skenë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Libri flet për bindjen e shteteve të huaja se UÇK nuk ishte një organizatë terroriste, por kishte për synim çlirimin e vendit nga okupatori serb.

Dekani i Fakultetit Filozofik, Bujar Dugolli, deklaroi se një libër si ky ka qenë më së i nevojshëm për kosovarët.

“Ky libër ka një rëndësi të veçantë në krijimtarinë letrare të vendit”, ka thënë Dugolli.

Konkurs Pune

Lexo më shumë