Sabri Hamiti merr nënshtetësinë shqiptare - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sabri Hamiti merr nënshtetësinë shqiptare

NULL NULL
22/05/2015
Akademiku i njohur Sabri Hamiti ka marrë sot nënshtetësinë shqiptare, në një ceremoni të veçantë të organizuar nga Presidenca Shqiptare.

Dorëzimi i nënshtetësisë është bërë nga presidenti, Bujar Nishani i cili ka shprehur mirënjohje të lartë për figurën dhe personalitetin që paraqet Sabri Hamiti, jo thjesht për Kosovën, por për të gjithë shqiptarët kudo ku ata jetojnë.

Presidenti Nishani tha se profesor Sabri Hamiti mbetet një vlerë e jona kombëtare.

“Ky dekret bashkon përmbajtjen me kombin. Nuk duam t’ia marrim Kosovës por t’ua japim të gjithë shqiptarëve; tu japim legjitimitetin për tu ndjerë njësoj krenarë për një vlerë kombëtare si profesor Sabri Hamiti. Pavarësia e Kosovës ishte një projekt madhështor, ideator dhe frymëzues i së cilës është edhe Sabri Hamiti” ka thënë presidenti Nishani.

Vetë profesor Hamiti tha se ndihej krenar dhe i nderuar me marrjen e nënshtetësisë shqiptare. Ai tha se gjithë punë dhe kontributin e tij e ka bërë për të krijuar atë ndjesinë shpirtërore dhe kulturore të shqiptarëve. Ai ka thënë se shqiptarët janë historikisht dhe gjeografikisht evropianë

“Sot kam marrë nderimin më të madh që kam marrë deri më sot. Kjo sepse tërë ato që kam mundur të bëjë, mendoj se i kam bërë për të krijuar atë që edhe ju e përmendët; ndjesinë shpirtërore dhe kulturore të shqiptarëve. Mendoj se kjo është alfa dhe omega, edhe kulturore, edhe historike e shqiptarëve që në dy dekadat e fundit promovojnë një emancipim të tyre në të gjitha trevat do të thosha unë. “ ka thënë profesor Sabri Hamiti.