Sabri Fejzullahu feston sot ditëlindjen, mbush 73 vjet

Sabri Fejzullahu feston sot ditëlindjen, mbush 73 vjet

1 javë më parë

Këngëtari i njohur i muzikës, Sabri Fejzullahu, sot feston ditëlindjen e 73- të,transmeton Klan Kosova.

Ai është aktiv në skenën muzikore për dekada me radh dhe ka arritur që me punën e tij të pëlqehet nga shumë gjenerata në mabrë trojet shqipëtare.

Fejzullahu në gjithë karrierën e tij artistike numron mbi 800 këngë të realizuara, dhe rreth 20 filma si aktor që kryesisht janë të zhanrit komedi .

Për punën si këngëtar ai është shpërblyer edhe nëpër festival të ndryshme muzikore ku numron edhe 18 “Okarina të Arta” në “Akordet” e Kosovës.

Disa nga këngët e tij më të njohura janë Fshatarja ime, Moj e mira e diasporës, Shpirt Magjie, Pranvera në Prishtinë dhe shumë të tjera.