Sabit Lladrovci: Beteja ka zgjatë shtatë orë ku u vra Fehmi dhe Xhevë Lladrovci (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sabit Lladrovci: Beteja ka zgjatë shtatë orë ku u vra Fehmi dhe Xhevë Lladrovci (VIDEO)

NULL NULL
22/09/2022

Sabit Lladrovci, bashkëluftëtar i Fehmi e Xhevë Lladrovcit, ka rrëfyer momentet kur është zhvilluar beteja në të cilën janë vrarë të ndjerët në vitin 1998.

Në Info Magazine të Klan Kosovës, ai ka deklaruar se të gjithë ishin përgatitur në momentin kur e kuptuan se forcat e ushtrisë serbe ishin nisur në drejtim të tyre.

“Kjo ditë e veçon historinë e popullit shqiptarë dhe historinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ne na lajmëruan se serbët kanë ardhur në drejtim të fshatrave tona, unë menjëherë e kam lajmëruar komandantin, Fehmi”.

“Ai na ka mbledhur të gjithëve dhe jemi përqafuar se bashku, të gjithë ushtarët që ishim në betejë. Komandanti na tha ku ka ditë më të mirë se sot të vdeksh për atdhe, ai tha gjithashtu se këtu do të bëhet historia”.

“Beteja në të cilën kanë vdekur komandanti dhe Xheva ka zgjatur rreth shtatë orë”,ka thënë Lladrovci, njofton KlanKosova.tv.