Sa shumë ujë duhet të pini gjatë ditës?

Sa shumë ujë duhet të pini gjatë ditës?

NULL NULL
5 days më parë

Zakonisht njerëzit nuk e kuptojnë se sa të dehidratuar janë derisa të fillojnë të ndiejnë lodhje, dhimbje koke ose të shohin dehidratim të shfaqur në lëkurën e tyre.

Përfitimet e konsumimit të ujit janë të shumta. Uji kontribuon në tretjen e duhur, përmirëson ngjyrën dhe përshpejton metabolizmin.

Sasia minimale e ujit që duhet pirë gjatë ditës është debatuar prej kohësh. Por sipas ekspertëve tetë gota ujë tashmë janë bërë rregull.

Të tjerë rekomandojnë edhe sasi më të mëdha uji. Mesatarisht 3.7 litra lëng në ditë për burrat dhe 2.7 litra për gratë (varësisht nga klima në të cilën jeton personi, aktiviteti fizik, kushtet fizike të tilla si shtatzënia dhe shëndeti i përgjithshëm).

Përmes aktiviteteve të përditshme, trupi mund të humbas tre deri në katër litra në ditë vetëm duke djersitur, urinuar, jashtëqitur.

Uji është mënyra më e shëndetshme për të qëndruar të hidratuar, por ka mënyra të tjera për të përmbushur kuotën tuaj ditore.