Sa qytetarë dolën për të votuar në qendër të Zveçanit? (VIDEO) NULL NULL 23.04.2023 18:57 23.04.2023 18:57 Gjatë pasdites në qendër të komunës së Zveçanit dhe në fshatrat përreth kësaj komune është shtuar vetëm frika e qytetarëve serbë për të votuar. Në qendrën më të madhe të votimit në këtë komunë ku kanë të drejtë mbi pesë mijë qytetarë për të votuar, vetëm katër persona me në krye me kandidaten për kryetare Sllagjana Pantoviq, kanë shfrytëzuar të drejtën e votës. Edhe nga shqiptarët ka dalje të ulët në krahasim me zgjedhjet e kaluara, njofton Klankosova.tv. Nuk është raportuar ndonjë incident, teksa siguria ka qenë e madhe nga forcat e rendit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Takimi i ministrave të Jashtëm të NATO-s, Blinken: Në agjendë edhe Ballkani Perëndimor 7 orë më parë