Sa persona lejohen në një sallë dasmash? NULL NULL 18.06.2021 21:55 18.06.2021 21:55 Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Hysen Sogojeva, ka folur për lejimin e mbajtjes së dasmave në Kosovë nga 15 qershori. Sogojeva në Shtatë Ditë me Panxhën në Klan Kosova ka deklaruar se lejohet përdorimi i 30 përqind të sallës ku mbahet dasma. “Duke respektuar manualin e sotshëm që është në 10 metra katror lejohen pesë persona, nëse e llogarisim në 100 metra katror dalin 50 veta. Kur salla i ka 1000 deri 1200 metra dalin diku gati 200 persona që lejohen në sallë”, ka thënë Sogojeva. Ai ka thënë se në takimin e fundit të OHT-së me Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, janë realizuar 95 përqind e kërkesave të tyre. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 14 orë më parë