Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sa ka ndikuar paraja false në rritjen e çmimeve në Kosovë? Përgjigjen ekspertët (VIDEO)

NULL NULL
22.11.2024 14:29
MAT - Klan Kosova - Paraja e falsifikuar - Inflacioni
MAT - Klan Kosova - Paraja e falsifikuar - Inflacioni

Qarkullimi i parasë së falsifikuar në Kosovë është faktik.

Nuk janë të pakta rastet kur janë zënë mijëra euro e janë arrestuar persona të dyshuar.

Zyrtarisht nuk ka të dhëna, andaj edhe opinionet dallojnë se sa mund të jetë sasia. Porse ngjashëm deklarojnë ekspertët edhe kur fjala është për ndikimin e parasë së rreme në rritjen e çmimeve për mallra e shërbime.

MAT ka intervistuar profesorin universitar të ekonomisë, Ujkan Bajra, i cili thekson ndikimin e parave të rreme në inflacion.

“Nëse veç ka sasi të madhe të këtyre mjeteve në qarkullim, pra stabiliteti financiar vihet në dyshim. Kur vihet në dyshim stabiliteti financiar nënkupton që mund të rritet shkalla e inflacionit, se njerëzit nuk e njohin valutën, cila është false, cila origjinal. Edhe ajo kur vendoset në qarkullim mund të blihet mall, nëse nuk kontrollohet ndikon pra në inflacion. Kur e rrit sasinë e parasë në qarkullim lind inflacioni. Nëse kontrollohet nga BQK do të monitorohej një element i inflacionit”, shprehet Bajra.

Ish-zëvendësguvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fatmir Gashi, thotë se sasia e parave false që lëvizin në tregun kosovar ka ndikim minimal.

“Janë disa elemente tjera që na çojnë aty. Kjo është e fundit, mund të ndikojnë shumë pak. Masa e parave në qarkullim e rrit inflacioni, masa kur është origjinal e false e rrit. Unë po besoj që në masë të krejt mjeteve që janë euro në Kosovë, ajo shumë është margjinale, atëherë nuk mund të ketë efekt ku me ditë sa, në inflacion”.

Gashi tregon se kur ndikimi do të ishte i theksueshëm.

“Me pasë false shumë normal që ndikon shumë. Nëse e ke 10 % të keshit fals, normal që ndikon në inflacion. Si të rritet masa e parave, inflacioni rritet”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.