Sa janë gati forcat e rendit në Kosovë për t’u përballur me terrorizimin? (VIDEO) NULL NULL 14/11/2015 14/11/2015 Ata që kanë frekuentuar rrugët e Prishtinës gjatë ditës së sotme kanë mundur të hasin dhe të kontrollohen nga Policia e Kosovës. Kontrollet u bënë në kryeqendrën kosovare një ditë pasi që rreth 130 persona u vranë në disa sulme terroristë në Francë. Këto masa policore vazhduan deri ne orët e mbrëmjes, njofton Klan Kosova. Derisa forcat e rendit po e kryenin punën e tyre, shefi i ekzekutivit kosovar, Isa Mustafa, tha se autoritetet e sigurisë në Kosovë janë në nivel për t’u përballur me kërcënime nga terroristët. Këtë e gatishmëri e konfirmuan edhe në polici, derisa zëdhënësi Daut Hoxha vlerësoi se për momentin nuk ka ndonjë kërcënim për shtetasit kosovar. Por një hulumtues i çështjeve të sigurisë në Qendrën Kosovare që merret me këto studime, po e thotë të kundërtën. Kronikë nga Arbresha Shpati.
Futboll Tifozët e Cityt tallen me Zouman: Kështu është ndjerë edhe macja jote (VIDEO) 13 minuta më parë