Lajmet e fundit
Mjekja Aurora Dollenberg ka folur për kohën e gjatë që fëmijët kalojnë para telefonave, tabletëve dhe televizorëve, duke thënë se kjo po ndikon në zhvillimin e tyre.
Ajo tha në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, se gjithnjë e më shpesh prindërit raportojnë se fëmijët e tyre, edhe në moshën trevjeçare, kanë vonesa në të folur dhe në komunikim.
“Në momentin që ne katër orë ose tetë orë në fundjavë e zëvendësojmë jetën e fëmijës me kohën e ekranit, kemi të bëjmë me një fëmijë i cili mund të ketë prapambetje në zhvillimin e gjuhës së folur”, tha ajo.
Sipas Dollenberg, fëmijët nën moshën tre vjeç e mësojnë të folurin përmes komunikimit të drejtpërdrejtë dhe mimikës së prindërve, ndërsa ekrani nuk mund ta zëvendësojë këtë ndërveprim.