Sa herë është rritur çmimi i rrymës dhe si kanë ndryshuar tarifat ndër vite? (VIDEO) NULL NULL 24.04.2025 09:27 24.04.2025 09:27 Tarifat e energjisë të rritura ndër vite Janë të ngritura midis viteve 60-80 të shekullit 20. Prej termocentraleve “A” dhe “B” bazohet i gjithë furnizimi me energji elektrike në Kosovë. Me kalimin e viteve ekonomia është rritur, për rrjedhojë edhe kërkesa për konsum. Por kapacitetet prodhuese nuk kanë lëvizur. Energjetika llogaritet një nga degët më të rëndësishme të shtetit. Paralelisht edhe pakënaqësitë në këtë sektor kanë qenë jo të pakta. Reagime e komente ka pasur në veçanti kur çmimi për konsumatorët është rritur. Deri në vitin 2017 sistemi kishte funksionuar me blloktarifa, por ato më pas ishin hequr, e rikthyer përsëri në vitin 2022 nga Zyra e Rregullatorit për Energji. Sipas blloktarifave të reja çmimi do të rritej 100 për qind për konsumatorët mbi 800 kilovatë, pasuar me totalin me 15.4 për qind në 2023 dhe 16.1 për qind në 2025. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Ekonomi Një tjetër aktvendim i Komerciales i kërkon ZRrE-së pezullimin e vendimit për rrymën e bizneseve 04/07/2025
Ekonomi LBK: Vendimi i Gjykatës, hap i rëndësishëm për mbrojtjen e interesave të ekonomisë vendore 24/06/2025