Sa dhe pse kemi kaq shumë vdekje në aksidente në komunikacion? (VIDEO) NULL NULL 09.07.2025 22:37 09.07.2025 22:37 Sipas të dhënave zyrtare nga departamenti i Policisë së Trafikut, numri i aksidenteve me fatalitet në nivel vendi, në 6 muajt e parë të këtij viti është është 44. Ndërsa në aksidente ndërmjet këmbësorëve dhe veturavë, Policia ka regjistruar 5 raste me këmbësorë të vdekur. Një vit më herët, në vitin 2024, numri i personave të vdekur në aksidente komunikacioni ishte 97 dhe prej tyre 27 këmbësorë të vdekur. Në vitin 2023 shifrat ishin edhe më të larta. 106 persona të vdekur në komunikacion, prej tyre 30 këmbësorë. Në vitin 2022, shifrat janë të ngjashme, për 3 raste më shumë të vdekur në aksidentet ndërmjet veturave dhe këmbësorëve, 106 persona të vdekur në komunikacion, prej tyre 33 këmbësorë të vdekur. Ndërsa në vitin 2021 shifrat ishin edhe më të larta. Për 12 muaj, policia kishte evidentuar 111 aksidente me fatalitet nga të cilat 32 ishin këmbësorë të vdekur. Në vitin pandemik, 2020, shifrat janë më të ulëta, megjithatë aksidente me fatalitet janë regjistruar 81, nga të cilat 24 ishin këmbësorë. Për të ulur numrin e aksidenteve, eksperti i komunikacionit, Bekim Ahmeti, referon të merren shembuj nga vende të Evropës në praktikat që ata tashmë janë duke i zbatuar. ”Praktikat të çojnë këtu, çka ka bë dikush tjetër që i ka zbritë numrin e aksidenteve, pastaj ne e marrim për bazë logjikën e tyre, ne duhet me dalë në binarë të Evropës, me ecë mbrapa tyre, dhe jemi rehat, e fusim inteligjencën artificiale, i marrim masat e Austrisë, e marrim Austrinë model dhe e shohim se si vetëdijësohet qytetari. P.sh. e krijojmë një polici lokale ku i rregullon parkingjet, në Gjermani të fotografojke me telefon dhe të merrshe gjobën. Por policia duhet me qenë shumë serioze, organet, gjyqi, prokuroria duhet me qenë në nivel të fortë që nuk falin në kësi raste, me pasë masë preventive për të tjerët që të tjerët mos me pas apetit, me thënë e shkaktoi ky këtë aksident po e kaloi lehtë, jo jo duhet me marrë masë preventive. Dhashtë Zoti të mos kemi kësi raste. Unë mendoj që vetëm inteligjenca artificiale e rregullon, e them me përgjegjësi maksimale, çdo gjë tjetër që e tolerojmë jemi në dëm të qytetarit”, vlerëson eksperti i komunikacionit, në një deklaratë dhënë për emisionin MAT në Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Pritën krejt natën në aeroport, i kishte blerë vajzës dhuratë biletën e falsifikuar (VIDEO) 09/07/2025