Lajmet e fundit

Ylli shqiptar me famë botërore, Dua Lipa, po shijon qëndrimin e saj në vendlindje mes familjes dhe traditave shqiptare.
Pas atmosferës festive në një kanagjegj në Pejë një natë më parë, këngëtarja sonte është duke u dëfryer në dasmën e një të afërmi të saj në Prishtinë, transmeton Klankosova.tv.
E rrethuar nga të afërmit, Dua nuk ka hezituar t'i bashkohet atmosferës në pistë, duke u ngritur në valle tradicionale krah nuses dhe dhëndrit dhe duke dëshmuar edhe një herë lidhjen e saj të ngushtë me ritmet dhe traditat shqiptare.
Për më shumë këtu gjeni pamjet: