Ryshfeti, korrupsioni më i shprehur (VIDEO) NULL NULL nga Drin Demiri 30.03.2023 20:53 nga Drin Demiri 30.03.2023 20:53 Krahasuar me pesë vjet më parë, korrupsioni mund të jetë më pak i theksuar. Por, bizneset kosovare besojnë se ai vazhdon të jetë i theksuar, sidomos në komuna e ndërmarrje publike. Në anketën e prezantuar nga Oda Ekonomike Amerikane dhe USAID, del se forma më e theksuar është ryshfeti, njofton Klan Kosova. Shkaktar i kësaj po shihet sundimi i dobët i ligjit dhe moszbatimi i duhur i kornizës ligjore. Këtu pritet nga qeveria të kryejë punë, për të cilën bizneset kanë mendime të ndryshme sa është angazhuar në këtë drejtim. Në luftën kundër korrupsionit, prokuroria e gjykatat mund t’ia kenë lakminë policisë, që po cilësohet si më punëtorja. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.
Kosova Haradinaj reagon pas sulmit ndaj Valon Sylës: Fjala e lirë është garancë e demokracisë 12/04/2023