Rutte: NATO do ta pesëfishojë mbrojtjen ajrore dhe do të blejë 1 mijë tanke NULL NULL 23.06.2025 23:01 23.06.2025 23:01 Shefi i NATO-s, Mark Rutte ka deklaruar se objektivi i ri i NATO-s është ta pesëfishojë mbrojtjen ajrore dhe të blejë 1 mijë tanke. Rutte e përshkroi rritjen si “një hap kuantik ambicioz, historik dhe themelor për sigurimin e të ardhmes “, për një Aleancë më të fortë. “Objektivi i rritjes së shpenzimeve të mbrojtjes nga NATO-ja do të shohë aleatët të financojnë një rritje pesëfish të aftësive të mbrojtjes ajrore, blerjen e “mijëra” tankeve dhe automjeteve të blinduara dhe “miliona fishekëve” të municioneve artileri”, tha të hënën shefi i aleancës Mark Rutte, transmeton Klankosova.tv Rutte deklaroi poashtu se mjedisi i sigurisë ka ndryshuar, dhe shtoi se nëse Aleancë nuk rrit shpenzimet dhe prodhimin “mbrojtja nuk do të jetë e mjaftueshme” për vitet e ardhshme kur Rusia mund të ketë mjetet për të sulmuar një vend tjetër evropian. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Neglizhenca e punimeve në Tokbashqe, qytetari ankohet për vështirësi në vendkalim (FOTO) 24/06/2025