Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rutte: Jemi shumë të shqetësuar për Ballkanin Perëndimor

NULL NULL
25.06.2025 17:14
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, në konferencë për media pas Samitit të NATO-s në Hagë, Holandë, 25 qershor, 2025. Foto: AP

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se është shumë i shqetësuar me situatën në Ballkanin Perëndimor.

I pyetur se pse ky rajon nuk përmendet fare në Deklaratën e nënshkruar pas Samitit të NATO-s në Hagë, Rutte tha se në këtë kohë, “në vend të teksteve të gjata dhe shumë paragrafëve me sqarime të detajuara, Aleatët deshën të fokusohen në çështje kyçe”, raporton “europeanwesternbalkans”, transmeton Klankosova.tv.

“Jemi shumë të shqetësuar për rajonin. Kemi KFOR-in në Kosovë dhe EUFOR-in në BeH. Së fundmi vizitova rajonin dhe pata biseda të zgjeruara me liderët në rajon, në BeH, në Kosovë, me Presidenten e Kosovës, me presidentin e Serbisë”.

“NATO është shumë e shqetësuar për situatën, po koordinohemi shumë për së afërmi me Kaja Kallas dhe me Ursula von der Leyen”, tha Rutte për “Nezavisne Novine”. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.