Rusia u jep çmime pilotëve luftarakë të përfshirë në rrëzimin e dronit amerikan NULL NULL 18.03.2023 08:00 18.03.2023 08:00 Rusia ka ndarë çmime shtetërore për dy pilotët luftarakë të përfshirë në rrëzimin e një droni vëzhgues amerikan në Detin e Zi, tha Ministria ruse e Mbrojtjes, ndërsa zyrtarët e ShBA-së njoftuan se fluturimet e veta të spiunazhit në rajon kanë rifilluar. Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, derisa po i ndante çmimet, përgëzoi arritjen e pilotëve në parandalimin e fluturimit të dronit në një zonë afër Krimesë, në të cilën Moska e ka ndaluar hyrjen. Analisti politik Sergei Markov tha se çmimet për pilotët ishin “një shenjë e qartë se Rusia do të vazhdojë t’i rrëzojë” dronët amerikanë. Prezantimi i çmimeve nga Rusia vjen një ditë pasi ushtria amerikane publikoi një videoklip të deklasifikuar prej 42 sekondash që tregon avionët luftarakë rusë Su-27 duke përgjuar dronin dhe duke bërë kalime të afërta, derisa derdhnin karburant në një përpjekje të dukshme për të dëmtuar pamjen optike të dronit. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS
Lajme Putin miraton propozimin për krijimin e qendrave për trajnimin ushtarak me Bjellorusinë 2 months