Lajmet e fundit
Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi ka bërë të ditur, se gjatë ditës së sotme, ministrat gjerman të Mbrojtjes dhe të Punëve të Brendshme, pritet të dalin me informacione rreth një përpjekje për sulm nga ana e Rusisë në Aeroportin e Leipzig-ut.
Në emisionin “Kosova Today”, Elezi dha detaje rreth kësaj ngjarje, transmeton Klankosova.tv.
“Për mua, shqetësuese mbetet fakti i një përpjekje të Rusisë për të kryer një sulm me dron në Gjermani. Sot pritet të ministri i Mbrojtjes, dhe ai i Punëve të Brendshme që të publikojnë rezultatet e të gjeturave ku e akuzojnë në mënyrë të drejtpërdrejt shërbimin sekret rus për përpjekje për sulm në Aeroportin e Leipzig në Berlin”, u shpreh Elezi.