Rusia sulmon sistemet amerikane NULL NULL 06/08/2015 06/08/2015 Pentagoni është sulmuar nga hakerët që kanë vjedhur e-maila jo të klasifikuar nga më shumë se 4,000 llogari. NBC News raporton se Rusia ka kryer atë që zyrtarët amerikanë e quajnë “sulm kibernetik i sofistikuar” ndaj e-mailëve jo të klasifikuar të zyrtarëve të lartë të Pentagonit, transmeton Klan Kosova. Sulmi është ndërprerë dy javë më parë thotë raporti. Zyrtarët u kanë thënë gazetarëve se një “ndërhyrje e sofistikuar kibernetike” ka ndodhur më 25 korrik, ku 4,000 ushtarë dhe civilë që punojnë në Pentagon kanë pasur ndërhyrje në e-mailët e tyre. Sulmi raportohet të jetë kryer nga një sistem automatik që mbledhë të dhëna, që pastaj i shpërndanë në mijëra llogari ‘cloud’. Zyrtarët thonë se besojnë se hakerët e kanë koordinuar sulmin përmes llogarive të enkriptuara në rrjete sociale. Ende mbetet e pakonfirmuar me siguri nëse Rusia ka qenë e involvuar direkt në këtë rast, por burimi thotë se “ishte e qartë se ishte punë qeverie dhe shteti”.
Kosova Spahiu: Lufta në Ukrainë, mundësi që Kosova të njihet nga Serbia me çmim më të ulët (VIDEO) 18/08/2022