Rusia raporton çdo ditë rreth 8 mijë raste me COVID-19

Rusia raporton çdo ditë rreth 8 mijë raste me COVID-19

NULL NULL
2 months më parë

Vetëm gjatë ditës së djeshme, Rusia ka konfirmuar 7 mijë e 975 raste me COVID-19, duke e çuar kështu numrin total të të infektuarve në 4 milion e 847 mijë e 489, u tha gazetarëve sot qendra e atjeshme anti-COVID.

Dje më së shumti raste u raportuan në Moskë me 2 mijë e 432 të infektuar, 711 në Shën Petersburg, 601 në rajonin e Moskës, 209 në rajonin e Rostov, 146 në rajonin e Voronezh dhe 128 në rajonin e Irkutsk.

Ndërsa vetëm në 24 orët e fundit ky vend regjistroi 360 vdekje nga koronavirusi, nga 337 të një dite më parë. Numri i përgjithshëm i të vdekurve është rritur në 111 mijë e 895.

Sipas të dhënave nga qendra e krizës, 2.31% e pacientëve me koronavirus kanë vdekur në Rusi.