Lajmet e fundit

Udhëheqësja e opozitës bjelloruse, Sviatlana Tsikhanouskaya, beson se ndryshimi në Rusi mund të nisë përmes ndryshimit në Bjellorusi. Ajo argumenton se lëvizja opozitare bjelloruse është më e konsoliduar se ajo në Rusi.
Në deklaratat e saj, Tsikhanouskaya tha se presidenti rus, Vladimir Putin, po “teston kufijtë” e Bashkimit Evropian dhe po vëzhgon reagimin e vendeve perëndimore, raporton Euronews, transmeton Klankosova.tv.
Ajo i bëri thirrje Evropës që të mos bjerë në panik, por të jetë e përgatitur për çdo skenar të mundshëm.
“Evropa nuk duhet të panikojë, por duhet të jetë e përgatitur”, u shpreh Tsikhanouskaya, duke theksuar se mesazhi i saj nuk është një thirrje që Evropa të sulmojë, por që të jetë e gatshme të reagojë në rast të një sulmi të mundshëm.