11:21, 21 Nëntor 2019

Rusia është kualifikikuar në Kampionatin Evropian përmes ciklit eliminator, por që tani mund të diskualifikohet nga kjo garë, e cila mbahet në verën e vitit të ardhshëm.

Ekziston mundësia që Rusia të dëbohet nga Kampionati Evropian “Euro 2020” dhe Lojërat Olimpike të vitit të ardhshëm në të njëjtën kohë për shkak të skandalit të dopingut, raportojnë mediat angleze.

Agjencia Botërore për Anti-Doping do të takohet më 9 dhjetor për të marrë në konsideratë rekomandimin e një organi të pavarur, i cili gjeti shumë parregullsi në paraqitjet e sportistëve rusë që prej vitit 2012 deri në vitin 2015, shkruan The Scottish Sun përcjellë Klan Kosova.

Në rast të vendimit, e gjithë çështja do t’i takojë Gjykatës së Arbitrazhit sportiv në Lozanë, e cila më pas do të vendosë nëse rusët mund të marrin pjesë në këto dy evenimente sportive.

Ende nuk ka asnjë konfirmim nga rusët se mund të largohen nga ‘Euro 2020’ dhe se kush mund t’i zëvendësojë ata, por që Skocia ka një mundësi pasi u rendit në vendin e tretë në grupin e Rusisë.

Konkurs Pune

Lexo më shumë