Rusia mohon reklamat në Facebook gjatë fushatës presidenciale në SHBA NULL NULL 22.09.2017 15:20 22.09.2017 15:20 Kremlini ka mohuar implikimin e Rusisë në reklama në rrjetin social Facebook, që ishin postuar gjatë zgjedhjeve presidenciale të Shteteve të Bashkuar, në vitin 2016, shkruan Radio Europa e Lirë. “Ne nuk dimë se kush i vendos reklamat në Facebook the pse”, ka thënë zëdhënësi i presidentit rus, Vladimir Putin, Dmitry Peskov. “Kurrë s’kemi bërë një gjë të tillë dhe Rusia nuk ka të bëjë asgjë me këto reklama”, tha Peskov. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump i ka quajtur raportimet lidhur me reklamat ruse “ shaka”, ku ka shkruar në Twitter se “ Shakatë e Rusisë vazhdojnë, tani me reklama në Facebook”. Zyrtarët e rrjetit social Facebook, thonë se planifikojnë të dorëzojnë tek hetuesit e Kongresit të Shteteve të Bashkuara, 3000 reklama që kanë lidhje me Rusinë, të cilat qarkulluan disa muaj para dhe pas zgjedhjeve në SHBA. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Vuçiq s'e komenton as sot pranimin e Kosovës në Këshillin Evropian: Flas nesër 17 minuta më parë